23:43 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Gattuso e merr veç një pikë ndaj Milanit

Napoli dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Serie A.

Milani kaloi e para në epërsi me golin e Theo Hernandez në minutën e 20-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Di Lorenzo në minutën e 34-të, shkruan Indeksonline.

1-1 u mbyll pjesa e parë derisa në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola.

Mertens shënoi në minutën e 60-të për ta kaluar Napolin në epërsi për herë të parë.

Rezultatin e barazoi Kessie në minutën e 73-të nga penalltia.

Napoli është n vendin e gjashtë me 52 pikë, derisa Milani në vendin e shtatë me dy pikë më pak. /IndeksOnline/