Gattuso: Higuainin e mposhtën emocionet
Gennaro Gattuso mendon se gjendja emocionale e Gonzalo Higuain ishte një problem gjatë ndeshjes me Juve-n, ku sulmuesi doli nga loja me karton të kuq.
“Nuk duhet të mundohemi të gjejmë alibi, kartonë të verdhë apo jo. Humbëm ndaj një ekipi që ishte më i fortë se ne,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia pas humbjes 2-0.
“Gjithashtu nuk dua të flas për ata lojtarë që nuk ishin sot në fushë. Luajtëm ndaj një ekipi që ka vite që fiton dhe blen yje të mëdhenj çdo vit.
“Bëmë atë që duhet të bënim, por ishim naivë në golin e dytë. Juve nuk na shkatërroi. Luajtëm mirë në disa momente, por Juve është në një nivel tjetër dhe duhet ta pranojmë këtë.
“Mbase penalltia do të kishte ndryshuar diçka, por vuajtëm ndaj fizikalitetit dhe shpejtësisë së tyre.
“Higuain? Shpresoj që Pipita t’i kërkojë falje arbitrit për sjelljen e tij. Ai duhet të mësojë si të kontrollojë veten. E pashë që kishte shumë presion mbi shpatulla.
“Juventus nuk është vetëm ekipi më i mirë i Serie A, por në një nivel me Barcelona dhe Man City-n.
“Mendoj se luajtëm mirë, sidomos në 25 minutat e para të pjesë së dytë, por nuk kishim vetëbesimin për t’i ndëshkuar.”