15:58 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gattuso: Nuk jam i shenjti që të bëjë mrekulli, duhet të kërkojmë falje!

Skuadra e Milanit pësoi humbje kundër Hellas Veronas, ndeshje e vlefshme për xhiron e 17-të në Serie A. Gattuso nevojitet të ndërhyjë më shumë se kurrë dhe kudo, në kokën e futbollistëve.

“E nisëm shumë mirë, duke krijuar shumë në 25’ minutat e para. Në vështirësinë e parë pësuam gol, më pas goli i dytë na preu këmbët. Rezultat mashtrues, por duhet ta pranojmë. Duhet të kërkojmë falje dhe të vazhdojmë përpara. Kjo skuadër nuk arrin të reagojë kur kalon në disavantazh. Ne mendojmë për fushën, për vështirësitë e jashtme merren Fassone e Mirabelli. Nuk duhet të krijojmë alibi, por të tentojmë të shprehim maksimumin e futbollistëve tanë. Nuk mjafton vetëm karakteri, nuk jam shenjti Padre Pio që bën mrekulli. Djemtë po më japin disponibilitet, por duhet kohë. Ajo që më shqetëson më shumë është aspekti mendor. Nëse nuk do të kishte patur probleme, atëherë nuk do të më ishte dhënë kjo mundësi, nuk do të më kishin thërritur”, deklaroi trajneri i Milan, Gennaro Gattuso pas ndeshjes.

Milani tani gjendet në pozitën e shtatë me 24 pikë./IndeksOnline/