18:22 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gattuso prezantohet te Napoli, i zë vendin “mësuesit”

Genaro Gattuso edhe zyrtarisht është trajner i Napolit.

Ai do të zë vendin e të larguarit, Carlo Ancelotti, i cili u shkarkua mbrëmë edhe pse arriti ta kualifikoj skuadrën në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Gattuso e ka quajtur “baba” paraardhësin e tij duke thënë se ka mësuar shumë nga ai për shumë kohë dhe ka premtuar se do të punoj shumë për të rikthyer Napolin.

“Ancelotti është baba për mua, në gjithë këto vite ai gjithmonë ka qenë pranë meje dhe më ka ndihmuar në të gjitha situatat. Ai fitoi gjithçka, unë ende duhet të dëshmoj aq shumë”, ka thënë Gattuso në konferencën e tij të parë si trajner i Napolit.

“Objektivi është të rikuperojmë pikët dhe të fitoni pozicione të dobishme për të hyrë në Ligën e Kampionëve”.

“Ne duhet të punojmë mirë, të rikuperojmë pikët dhe të dalim nga ky moment delikat”, tha ndër tjerash ai.

Gattuso më parë ka drejtuar skuadrën e Milanit por ka qenë edhe trajner i Sionit dhe Palermos. /IndeksOnline/