19:26 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gattuso refuzon këtë klub italian

Ish menaxheri i Milanit, Gennaro Gattuso ka refuzuar ofertën nga Sampdoria për të qenë trajneri i ri i tyre, sipas gazetës me bazë në Torino, Tuttosport.

Italiani 41-vjeçar, i cili u largua nga kuqezinjtë me pëlqimin e ndërsjellë në fillim të verës, hodhi poshtë ofertën e klubit të Sampdorias sepse nuk është i sigurt për situatën e pasigurt të klubit dhe të ardhmen e tyre, transmeton Indeksonline.

Në mënyrë të ngjashme, Gattuso hodhi poshtë rolin edhe në Genoa, për të njëjtën arsye. Trajneri italian i udhëzoi kuqezinjtë në një vend të pestë në sezonin e kaluar, vetëm një pikë pas rivalëve të qytetit Inter./Indeksonline/