14:34 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gaz, lidhi qentë!

Banorët e Pejës janë në hall nga qentë endacak. Ka kohë që nëpër rrugët e qytetit të Pejës vërehet prania e shumë qenve të cilët përbëjnë rrezik permanent për qytetarët.

Qytetarët janë ankuar se ka patur raste kur edhe janë sulmuar nga qentë, por pavarësisht kësaj komuna nuk ka reaguar për të zgjidhur këtë problem.

Llava e qenve në mes të Pejës sot ka frikësuar qytetarët të cilët kanë thënë se kjo është pasqyra reale e secilës ditë në këtë qytet./Indeksonline/