17:36 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Gazeta franceze s’e fut as në 15 sulmuesit më të mirë, shikojeni talljen e Benzemas

Gazeta franceze “L’Equipe” ka bërë përzgjedhjen e futbollistëve më të mirë të vitit.

Në mesin e 15 sulmuesve më të mirë për vitin që lamë pas, nuk shihet emri i Karim Benzemas.

Pas publikimit, sulmuesi i Real Madridit ka bërë një replikë ironike në profilin e tij në Instagram.

“L’Equipe, miqtë e mi, a mund të jem i 16-ti?” ishte ironia e Benzemas. /Indeksonline/