12:32 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Gazeta serbe ‘Kurir’: Dua Lipa gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj

Kurir është mediumi serb që i ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare Dua Lipa, të cilët ia janë referuar suksesit të saj me këngën “New Rules” “Be the One”, “IDGAF”..

Mirëpo ky medium, përpos suksesit të Dua Lipës, ka folur edhe për bukurinë e saj, saktësisht prej kujt e ka trashëguar bukurinë, shkruan KultPlus.

“Shqiptarja nuk e ka pushtuar Hollivudin vetëm me bukurinë, por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj”, thuhet mes të tjerash në Kurir.

Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa ajo sigurisht që bukurinë e “ka marrë” nga e ëma, thuhet në këtë artikull, për familjen Lipa, ku vajza e saj tashmë ka pushtuar botën në të katër anët.

 

Temat: