15:32 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gazetari britanik: Ndeshja në Prishtinë do të jetë e jashtëzakonshme

Ani pse Kombëtare e re, gazetarët anglez nuk janë duke e nënvlerësuar aspak Kosovën.

Kosova është renditur në grupin A në fazën e eliminatoreve për Evropianin 2020, ku përballë vetes, në mes të tjerash do ta ketë edhe Anglinë.

E në lidhje me ecurinë e Kosovës deri më tani, ka shkruar edhe gazetari britanik, Rob Harris, transmeton IndeksOnline.

Harris ka përmendur edhe vuajtjet e Kosovës para dy dekadash në luftë dhe ndihmën e shtetit britanik për Kosovën.

”Kosova në grupin eliminator të Anglisë për Euro 2020 – dy dekada pasi Britania luajti rol krucial në luftën kundër Serbisë për ta larguar Beogradin nga Kosova”, shkroi Harris në Twitter.

E këtë postim të Harris, e ka bërë ”re-tweet” gazetari tjetër, James Montague, i cili duket se i ”frikësohet” Kosovës.

”Nga të gjitha skuadrat në grupin e Anglisë, Kosova do të jetë më e vështira në grup. Ndeshja në Prishtinë do të jetë e jashtëzakonshme”, shkroi Montague./IndeksOnline/