17:52 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Trump refuzohet nga e fejuara e gazetarit të vrarë saudit

Donald Trump i ka bërë ftesë të fejuarës së gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashaoggi për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë , por kjo e fundit ka refuzuar ftesën.

Arsyeja e refuzimit të saj sipas The Guardian, është ngase ajo aludon në mos sinqeritetin e tij për vrasjen e bashkëshortit.

Kanë kaluar dy javë nga vrasja e gazetarit saudit, të cilën e ka konfirmuar Konsullata saudite në Stamboll, transmeton Indeksonline.

Në fillim Arabia Saudite pati mohuar se ka njohuri në lidhje me vdekjen e gazetarit, derisa dolën me një deklaratë.

Ndërsa, në anën tjetër, Riad pati mohuar se familja mbretërore sunduese se ishte e përfshirë në këtë akt, duke i hedhur fajin mbi agjentët mashtrues./Indeksonline/