12:34 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rama nervozohet me pyetjen që gazetari ia bëri Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sulmoi sot një gazetar gjatë konference në qytetin e Pejës, pas mbledhjes së dy qeverive.

Përderisa gazetari Besnik Tahiri po i bënte pyetje kryeministrit Ramush Haradinaj për votimin e demarkacionit, Rama reagoi “ashpër” duke u nervozuar nga pyetja e gazetarit.

“Z. Haradinaj  a jeni penduar qe e keni votuar demarkacioni, sepse siç edhe Rama e përmendi, ka qenë gabim?”, ishte pyetja e gazetarit.

Reagimi i Ramës ishte i shpejtë: “Ku e dëgjove se unë thash që është gabim. Ku e dëgjove që thash ashtu, unë jam këtu. Shko në kazan thuaje këtë, jo këtu para meje. Po deshe eja më prek nëse do me pa a jam i gjallë”, u tha Rama gazetarit Tahir.

E para se të parashtrohej kjo pyetje, Edi Rama për korrigjimin e kufirit tha se kjo është një çështje e cila duhet trajtuar me një vizion të qartë strategjik.

“Na takon të gjithëve që të ulemi të diskutojmë dhe ta shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Nuk mund të vazhdohet historia e një dialogu që ecën me fotografi e takime, por që nuk gjen zbatim në raportin konkret të bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe serbe në tokën e rajonit tonë”, ka thënë Rama.

Ndryshe, gjatë kësaj konference Rama ka komentoi edhe qëndrimin e ministrit ,Arben Ahmetaj për këtë taks.

Sipas tij, ministri nuk ka pse të pendohet dhe për këtë duhet të pendohen vet mediat të cilët e kanë sulmuar atë.

Duhet të pendoheni ju për te gjitha sulmet që keni bërë në drejtim te ministrit Ahmetaj./Indeksonline/