Gazetari serb Cvetkoviq ndodhet në Kosovë, dëshmon për rastin Ivanoviq
Ditë më parë bujë të madhe bëri raportimi i mediave serbe për zhdukjen e gazetarit serb Stefan Cvetkoviq. Cvetkoviq merrej pikërisht me hulumtimin e rastit të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.
Ky i fundit pati deklaruar se di kush organizoi vrasjen e Ivanoviq. Ndërkohë sot gazetari serb Cvetkoviq ndodhet në Kosovë. Në një prononcim të shkurtë për Indeksonline ai ka deklaruar se në Kosovë ndodhet për dhënie të dëshmisë së tij në Policinë dhe Prokurorinë e Kosovë, lidhur me rastin e Ovanoviq.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në Kosovë është nën përcjellje të Policisë së Kosovës. Cvektkoviq përgjatë prononcimit për Indeksonline ka deklaruar se ka ardhur me vetdëshirë për të dëshmuar pranë organeve kompetente në lidhje me vrasjen e Ivanoviq, me qëllim që të ndihmoj në gjendjen e asaj se kush qëndron prapa kësaj vrasje.
Kurse lidhur me kidnapimin e tij që ndodhi javën e kaluar, thotë se nuk e din kush kanë qenë personat e implikuar në rast por sipas tij prapa kësaj qëndrojnë organet shtetërore të Serbisë./Indeksonline/