08:49 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Gazetari spanjoll vjen në Prishtinë, “U çudita që nuk pati transport publik nga aeroporti, taksi kushtonte 35 euro”

Gazetari nga Spanja, Pedro Rodriguez Galvez ka ardhur në Kosovë për të realizuar një dokumentar në lidhje me suksesin e Kombëtares së Kosovës në futboll.

Megjithatë pas aterimit në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, ai nuk është shprehur i kënaqur që nuk pati transport publik drejt qendrës së qytetit dhe u ankua në çmimin e lartë të taksit, shkruan Indeksonline.

“Zbrita në Kosovë. Gjëja e parë që më befason është se vështirë po gjej njerëz në aeroport dhe nuk ka transport publik në qytet. Zgjidhja e vetme për të shkuar atje është të marrësh taksi (35 euro) apo të marrësh një veturë me qëra (30 euro). Zgjodha të ngas nëpër rrugët e Kosovës” shkroi në twitter Galvez. /Indeksonline/