10:25 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gazetarja e njohur flet për Shqipërinë dhe Alketa Vejsiun në emisionin e famshëm italian

Shqipëria dhe moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu janë përmendur në një nga emisionet më të shikuara në Itali.

Në emisionin “Maurizio Constanzo Shoë” i cili ka në audiencë të madhe në shtetin italian, nga mysafirët është kërkuar që të flitet diçka në gjuhë shqipe.

Gazetarja e njohur, Paola Perego, përveç që ka përshëndetur në gjuhën shqipe ajo ka folur edhe disa fjalë për Shqipërinë dhe moderatoren Alketa Vejsiu.

“Ata bëjnë televizion të nivelit të lartë. Unë kam vizituar studio në Tiranë dhe janë shumë të bukur. Kam takuar Alketën, është një prezantuese shumë e famshme dhe shumë e talentuar, ajo bën programet e Bonolis në Tiranë siç është emisioni që shfaqet në Shqipëri, ‘Piter Pan’, është shprehur gazetarja e njohur italiane.

Për këtë është shprehur falënderuese moderatorja shqiptare, e cila përmes një postimi në ‘Instagram’ ka shkëputur një pjesë nga kjo intervistë.

“Dje ne Maurizio Constanzo Show ne Canale 5 paskan thene gjera te mira per Shqiperine tone te bukur! Paola Perego ti je frymëzim per vite te tera per mua dhe nje mike speciale, meriton nje duartrokitje per dashurinë me te cilën ka folur per vendin tone”, ishte mbishkrimi i Alketës në këtë video.

Ndryshe, Alketa është e anagazhuar edhe në emisionin e përjavshëm ‘Dance With Me Albania”./IndeksOnline/

Temat: