16:03 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gazetarja kthehet nga terreni, ja në çfarë gjendje e gjenë veturën (Foto)

Një gazetare e sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qeqa Krelani, pas kthimit nga Anglia ku ishte për punë, e  ka gjetur veturën në gjendje të tmerrshme.

Veturën të cilën ajo e kishte  para derës së banesës, disa persona të panjohur ia kishin dëmtuar dhe gomat ia kanë hequr.

Ajo këtë ndodhi e ka ndarë me shoqëri në facebook.

Ja postimi i plotë:

“Pas nje tripi te suksesshem ne Angli ne aspektin profesional si gazetare e sportit, kthehesh gezueshem ne Kosove dhe e gjen veturen ne kete gjendje…para deres se baneses” ka shkruar ajo në facebook./Indeksonline/