20:27 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Gazetarja serbe ironizon me Listën Srpska, pasi i nderuan dëshmorët e UÇK-së në Kuvend (Foto+Video)

Deputetët e Listës Srspka janë ‘thumbuar’ pasi të njëjtit dje nderuan me nga një minutë heshtje dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Kuvendin e Republikës. Ky veprim i tyre ka nxitur reagime të shumta nga Beogradi, duke përfshirë edhe mediat e tyre.

Gazetarja serbe, Sanja Sovrlic përmes një statusi në “Facebook” ka ironizuar me deputetët e Srpskas.

“Kush po thotë qe deputetet serbë janë ngulur. E po  qeshtu nganjëherë edhe ngritën”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit kanë nderuar me një minutë heshtje dëshmorët e UÇK-së, respektivisht të ndjerin Hajredin Balaj si dhe tre dëshmorët; Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. /Indeksonline/