Gazetarja turke Ozdemir: Kosova e rrezikshme në sulm dhe në goditje standarde!
Para ndeshjes finale të playoffit mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”, gazetarja turke Zeynep Ozdemir ka vlerësuar ekipin kosovar si shumë të rrezikshëm. Sipas saj:
“Kosova bën pasime shumë të mira kur ka posedimin e topit. Ata janë gjithashtu shumë të rrezikshëm në goditjet standarde… Muriqi dhe Asllani janë dy emra shumë efektivë në sulm”, u shpreh ajo
Ozdemir thekson se këta lojtarë mund të luajnë një rol kyç në ndeshjen vendimtare dhe se strategjia e Kosovës në posedim mund të krijojë surpriza për ekipin turk.
Ndeshja finale e play-offit zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

