13:37 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gazetat italiane: Vanoli nis negociatat me Kosovën (Foto)

IndeksOnline zbuloi se trajneri italian, Rodolfo Vanoli ka aplikuar për stolin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Ai foli edhe ekskluzivisht për IndeksOnline, duke treguar gjithçka sa i përket aplikimit dhe karrierës së tij.

Për këtë lajm kanë shkruar edhe mediat dhe gazetat italiane.

Intervista me Vanolin: http://indeksonline.net/sport/…

Në gazetën e njohur italiane “LaGazzetta dello Sport”, shkruhet për Rodolfo Vanolin dhe Përfaqësuesen e Kosovës.

“Rodolfo Vanoli, 54-vjecari mund të bëhet trajner i Kosovës. Negociatat u nisën dhe ish-trajneri i Lubjanës është afër Kosovës”, shkruhet në gazetën e njohur.

Vanoli ka qenë trajner i shumë skuadrave mesatare në Europë. Ai përveç se ka qenë trajner i Udineses në grupmoshat U19, ishte edhe drejtor i sportit te klubi i njohur italian./IndeksOnline/