08:20 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gazetat serbe shkruajnë për mashtruesin që e arrestoi Policia e Kosovës

Mediet beogradase i kanë kushtuar një shkrim të veçantë Petar Mihajloviqit, personit që ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ishte paraqitur në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” me pretendimin se është bashkëpunëtor i CIA-së dhe punon për Policinë e Serbisë.

Gazeta “Kurir” në numrin e sotëm ka dhënë detaje rreth pensionistit (66 vjeçar) që tentoi të futet ilegalisht në kampin ushtarak afër Ferizajt.

“Çfarë tha i paraburgosuri në seancë. Sa kohë kaloi në bazën më të madhe amerikane”, janë disa prej çështjeve që ka ngritur ky medium, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar 30 ditë masën e paraburgimit për veprën e kryer “prezantim i rremë si person zyrtar”.

Vlen të theksohet se në deklaratën e tij për PK-në ka thënë se në Prishtinë ka ardhur me autobus të linjës Prishtinë-Beograd e më pas me një tjetër ka shkuar në “Bondsteel”. /Indeksonline/