13:30 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gazidis në Milan, reagon Arsenali: Ai ka shumë oferta, por…

U raportua se Ivan Gazidis, kryetari i Arsenalit do të largohet nga klubi gjatë këtyre ditëve.

Mirëpo, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka thënë se Gazidis nuk e ka ndërmend të largohet, përkundër ofertave të shumta.

Gazidis ishte i lidhur ngushtë për një transferim në qytetin italian, Milan.

“Ne jemi të vetëdijshëm për spekulimet në lidhje me shefin ekzekutiv, Ivan Gazidis. Ne e dimë se ai po merr shumë oferta nga kompanitë brenda dhe jashtë futbollit. Por, ai kurrë nuk ka pranuar diçka. Ai ka qenë dhe është i zënë me Arsenalin”, ka thënë Unai Emery.

53-vjeçari është pjesë e Arsenalit që nga viti 2008./IndeksOnline/