Gazmend Muhaxheri dënohet 1.100 euro
Një baner i kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e LDK-së, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me gjobë prej 1.100 euro.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP e ka gjetur të bazuar ankesën e parashtruar nga BIRN dhe Internews Kosova, me anë të së cilës paraqitej se si një baner i Gazmend Muhaxherit ishte vendosur brenda oborrit të çerdhes publike.
LDK, dega në Pejë, është arsyetuar duke thënë se billbordi ishte i vendosur me leje të Komunës dhe se ishte i dedikuar ekskluzivisht për reklamim dhe se fotografia është jashtë objektit dhe se ankuesi është përpjekur të minimizojë distancën.
PZAP nuk i ka gjetur të mbështetura arsyetimet e ankuesit dhe si rrjedhojë i ka shqiptuar gjobën prej 1.100 euro./kallxo.com