Gena dhe Bigem publikojnë një super bashkëpunim (Foto)
Këngëtari i njohur Gena dhe reperi i grupit ‘Etono’, Miloti Hasangjekaj kanë publikuar sot këngën e tyre të re të titulluar ‘Gajle’.
Për këtë projekt këngëtarët kanë bashkëpunuar me Bergin Demaj dhe Dorant Beats, kurse për muzikën dhe tekstin kanë kontribuar edhe vetë këngëtarët.
Gena në një postim të bërë në llogarinë e tij në “Instagram” ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët.
“Out Now Premier on youtube #Gajle#
Faleminderi te gjithve qe punuan per realizimin e ketij projekti
Kryesisht Bigem-(Milot Hasangjekaj i grupit Etnon )per ftesen ne kte projekt …Nje falenderim shkon per gjith stafin e “Black Fish Entertainment”qe realizuan video clipin gjithashtu dhe Fibulakosove si sponsorin ton gjeneral ne kte videoklip….” ka shkruar Gena.
Përndryshe, kënga pritet që të ketë shumë sukses gjatë kësaj sezone./Indeksonline/