Genc Nuza me shokë drejtojnë duelin, Francë – Luksemburg
Gjyqtari kosovar, Genc Nuza së bashku me ndihmësit, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj si dhe Visar Kastratin si i katërti, do ta drejtojë duelin eliminator për Evropianin U-21.
Katërshja kosovare e gjykon sfidën ndërmjet Francës dhe Luksemburgut që zhvillohet të martën në Strasbourg të Francës prej orës 20:45.
Kujtojmë se Franca U-21 është ndër Kombëtaret më të forta në botë, teksa për të paraqiten shumë yje të futbollit.