13:33 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Genk publikon listën për ndeshjen e sotme – çfarë për Zhegrovën

Sot, Genk do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionatin elitar të Belgjikës.

Genk do të jetë mysafir i Standard Lieges me fillim nga ora, 14:30.

Dhe tani trajneri i Genk, Philippe Clement ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Edhe për këtë ndeshje, Clement nuk ka vendosur që ta ftojë mesfushorin kosovar, Edon Zhegrova.

Janë bërë disa ndeshje me radhë që kur Zhegrova nuk po ftohet nga Genk – si në Belgjikë ashtu edhe për ndeshjet e Europa Leagues.

Pavarsisht se ka aftësi të jashtëzakonshme në fushën e lojës, duket se loja vetjake e Zhegrovës nuk po i pëlqen trajnerit të Genkut./IndeksOnline/