14:50 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gent Begolli zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës

Bordi i Telekomit të Kosovës ka zgjedhur të enjten për kryeshef ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Gent Begollin.

Begolli pozitën e kryeshefit të Telekomit pritet ta fillojë më 29 qershor, pas kalimit të afatit të ankesave.

Kujtojmë se Gent Begolli ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e kaluar të Shpend Ahmetit./Indeksonline/