21:38 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Gent Cakaj vizitë zyrtare nesër në Kosovë, do të nënshkruhen tri marrëveshje

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, nesër do të qëndrojë për një vizitë zyrtare.

Cakaj do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla. Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Mediat janë të mirëseardhura për të mbuluar këtë aktivitet. Do të ketë pamje dhe fotografi nga takimi, e gjithashtu, konferencë të përbashkët për shtyp, në fund të takimit. E premte, 4 dhjetor 2020, Ora: 14:00. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së

Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.