18:26 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

George W. Bush i emocionuar gjatë arritjes së arkivolit të babait

George W. Bush ishte mjaft i emocionuar të hënën gjatë ceremonisë përkujtimore duke nderuar babanë e tij të ndjerë George H.W.Bush.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit Mitch McConnell tha në tribunë: “Ai na mbajti duke fluturuar lart dhe na sfidoi të fluturojmë akoma më lart. Ne qëndrojmë me ju në zi, por edhe në mirënjohje. Mirënjohje për jetën e jetuar mirë, dhe detyrat plotësisht të përmbushura. Mirënjohjen që Perëndia i dha këtij vendi, George dhe Barbara Bush. Tani ata mund të ribashkohen në dritën e hirit të Tij ‘.

Laura Bush qëndroi pranë krahut të burrit gjatë ceremonisë emocionale. Zëvendëspresidenti Mike Pence ishte gjithashtu duke qëndruar pranë tij.

Disa qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit të Houston për një memorial për ish presidentin George H.W. Bush, një figurë e dashur në qytetin e tij të adoptuar.

George H.W. Bush, shërbeu një mandat në Shtëpinë e Bardhë 1989-1993. Ai vdiq në Teksas, në shtëpinë e tij, të premten mbrëma në moshën 94 vjeçare. /IndeksOnline/