15:45 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Gepardët gjermanë mësyjnë dronët iranianë

Trupat ukrainase thonë se sistemet kundërajrore Gepard, të dhuruara nga Gjermania, kanë rezultuar efektive në ndalimin e dronëve iranianë që i përdor Rusia. Ekipet ukrainase thonë se mund t’i zbulojnë dronët rreth 16 kilometra larg.

Por, shtojnë se duhet ta përdorin me maturi municionin e prodhuar nga Zvicra, pasi Berni e ndaloi eksportin e tyre në Ukrainë.