11:39 / E Premte, 22 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gerrard afër blerjes së tetë te Rangersi

Rangers po nxitohet për të nënshkruar me sulmuesin romak Umar Sadiq.

Klubi skocez është në bisedime të avancuara me sulmuesin dhe Romën gjatë një marrëveshje huazimi gjatë sezonit, ndërsa Steven Gerrard duket të rrisë opsionet e tij sulmuese për sezonin e ardhshëm.

Rangers shpreson se një marrëveshje do të përfundojë në kohë për lojtarin që të bashkohet me skuadrën në kampin e tyre të stërvitjes në Spanjë.

Sadik ka ra në sy pasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te NAC Breda, ku ai shënoi pesë gola në 13 ndeshje.

21-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës së parë në kryeqytetin italian, por ka qenë i huazuar në Bolonjë dhe Torino përpara se të luante në Holandë. /IndeksOnline/

Temat: