16:35 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gerrard e bën asistent te Rangers ish yllin e Liverpoolit

McAllister është konfirmuar si ndihmës asistent i Steven Gerrard tek Rangers.

Ish mesfushori i Liverpoolit ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës së Gerard Houllier që fituan tripletë në vitin 2001 së bashku me Gerrardin.

Ai poashtu ishte pjesë e ekipit menaxherial të Brendan Rodgers për një kohë të shkurtër dhe që atëherë ka punuar si ambasador i klubit.

Gerrard poashtu ka shtuar edhe Michael Beale tek stafi i tij.

Beale ishte menaxher i skuadrës U-23 të Liverpoolit përpara se të bëhej trajner i Sao Paulo-s në vitin 2016. /IndeksOnline./

Temat: