10:31 / E Enjte, 21 Prill 2022 / B O

Gerrard kapet në stadiumin francez, po e monitoron këtë supertalent

Stiven Gerrard është parë dje në Francë. Trajneri i Aston Villës po ndiqte nga afër ndeshjen mes Marsejit e Nantes.

Arsyeja e pranisë së tij në stadium ishte supertalenti francez, Boubacar Kamara.

Gerrard është tejet i interesuar për sjelljen e Kamaras në Premierligë. Mesfushori 22 vjeçar pëlqehet mjaft nga ish-legjenda e Liverpoolit.

Aston Villa raportohet se do të ofrojë 30 milionë euro për mesfushorin shkatërrues./Indeksonline/