13:10 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / A. A

Gerrard zgjedhet trajneri më i mirë i muajit, 23 ndeshje pa humbje

Edicioni i sivjetmë për trajneri Steven Gerrard ka qenë i jashtëzakonishëm me Rangers.

Përveç që kryeson në elitën e futbollit skocez me 11 pikë të pastëra nga vendi i dytë, Rangers është pa humbje në 23 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Si rezultat i kësaj, legjenda e Liverpoolit është zgjedhur menaxheri më i mirë i muajit nëntor në Skoci.

Rangers poashtu arriti kualifikimin në fazën e eliminimit në Europa League, pasi mposhti të enjtën 3-2 Standardin e Lieget.

/Indeksonline/