11:00 / E Martë, 30 Nëntor 2021 / AR

Gërvalla: Kosova s’ka marrë ftesë zyrtare për “Open Ballkan”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla po raporton në Komisionin për Punë të Jashtme.

Atje ka folur për “Open Balkan”, ku ka deklaruar se Kosova nuk ka marrë asnjëherë ftesë zyrtare, raporton Indeksonline.

Ndrësa, sa i përket çështjes së anëtarësimit në organizata ndërkombëtare ajo ka thënë se kanë një strategji të qartë të formuluar dhe punuar me shumë kujdes për anëtarësim.

Jemi deklaruar qartë se as nuk kërkojnë alternativa ndaj anëtarësimit në BE-së e as për iniciativat që më shumë janë fjalë goje. Republika e Kosovës nuk ka marrë asnjëherë një përshkrim për çfarë është Open Ballkan e nuk ka marrë as një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e saj përveç asaj që është deklaruar“, tha ajo.

Gërvalla tutje ka shtuar se nuk presin ndonjë rezultat nga takimet me Serbinë pasi sipas saj në pranverën e ardhshme presidenti serb, Aleksandar Vuçiq hyn në zgjedhje./Indeksonline/