21:51 / E Martë, 13 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Gërvalla: Me VV-në jo gjithmonë i ndajmë të njëjtat mendime, por i ndajmë të njëjtat vendime

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka folur për partneritetin e partisë Guxo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gërvalla ka thënë se me Vetëvendosjen jo gjithmonë i ndajnë të njëjtat ide, por i ndajnë të njëjtat vendime.

Guxo si drejtim është një parti e qendrës së djathtë e cila në dallim me partnerin tonë të koalicionit, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila është një parti e qendrës së majtë, me të cilën në partneritet jo gjithmonë i ndajmë të njëjtat mendime, por në fund i ndajmë të njëjtat vendime rreth asaj se si do të veprojmë në të ardhmen, prandaj mendojmë se deri në zgjedhjet e ardhshme është një kohë e mjaftueshme për të dëshmuar se çka kemi premtuar s’kanë qenë vetëm premtime boshe, por aty ku jemi të pranishëm ne vazhdojmë atë që e kemi thënë para zgjedhjeve”, ka thënë Gërvalla në Rubikon.

Ajo tha se partneriteti që kanë me VV-në, rrallë ka fonksionuar dhe sipas saj, këtë lidhje e ka mbajtur gjallë respekti i ndërsjellë.

Partneriteti që kemi ne me VV-në rrallë ka funksionuar në të kaluarën… VV është shumë e kujdesshme në raport me ne dhe respekti i ndërsjellë që e kemi nuk e  reflekton faktin që VV është parti shumë e madhe dhe ne si parti në ngritje e sipër. Në këtë partneritet që e kemi nuk vërehet shumë dallimi në madhësi, sepse mënyra se si korrektësia dhe respekti i ndërsjellë janë të pranishme në të gjtha strukturat”, ka shtuar ajo.

Ajo tha se me partitë që janë në opozitë i dallon qëndrimi që kanë ndaj rendit dhe sundimit të ligjit.