23:49 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / AR

Gërvalla: Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!

Qasjen e Joseph Borrellit, Vjosa Osmani e ka quajtur të njënashme. Kjo deklaratë e Osmanit, Skender Hyseni po i përngjajnë me ato të liderit komunist Enver Hoxha e kryekriminelit Sllobodan Millosheviq.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka reaguar ashpër lidhur me këtë.

“Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, thotë Gërvalla.

“Ja fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.

Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.

Zoti t’marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!”, ka shkruar Gërvalla./Indeksonline/