75 Mall Live Search
22:40 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gërxhaliu: S’ka logjikë të rriten pagat në mënyrë të pakontrolluar!

Gjykata Kushtetuese ka vendosur për pezullimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit të ardhshëm, duke aprovuar kërkesën e Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme.

Me këtë vendim, zyrtarët publik nuk do t’i marrin pagat me rritje, së paku në katër muajt e ardhshëm.

Në një vendim të publikuar gjatë javës që po lëmë pas, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që Ligji për Pagat të pezullohet menjëherë.

Lidhur me këtë vendim të Kushtetues, analisti çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu ka folur për IdeksOnline i cili ka thënë se një vendim i tillë është i drejt dhe korrekt pasi që nuk ka logjikë të rritën pagat në mënyrë të pakontrolluar.

“Të rritën pagat në mënyrë të pakontrolluara e godet në radhë të parë buxhetin e Kosovës dhe në rend të dytë sektorin privat pasi që sektori privat nuk mund të përcjellë  një trend të rritjes së pagave  dhe  definitivisht do te thotë nuk është duke u mbështetur në demokracinë institucionale, nuk duhet gjithmonë të jetë e sunduar vetëm ata që pagat nuk mund të rritën mbi nivelin e rritjes ekonomike dhe në këtë drejtim ka qenë një vendim i ngutur. Shumë ligje të tjera si dhe ky mendoj që janë duke e dëmtuar vendin sepse Kosova nuk mund të miratojë ligjet që nuk mund të zbatohen” tha Gërxhaliu për IndeksOnliine.

Më tutje,  njohësi i çështjeve ekonomike tha se ky vendim ka ardhur nga aspekti politik sesa që ka pasur argumentim ekonomik.

“Ka qenë një vendim shumë më shumë i propozuar nga aspekti politik  për përgatitjet e zgjedhjeve te tetorit  sesa që ka pasur arsyesh mëri dhe argumentim ekonomik”, tha ai.

Ndryshe, numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë veta. Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 ishte 573 euro.

Sipas Ligjit të ri, paga mujore më e ulëta është ajo e shtëpiakut prej 322 euro, 621 euro është paga e mësimdhënësve të shkollës së mesme, profesori i universitetit do të marrë 1.505 euro, kryeprokurori 1. 912 euro, kryeministri 2.151 dhe presidenti i Kosovës nga muaji dhjetor do të marrë pagën mujore në vlerë prej 2.390 eurosh./IndeksOnline/