10:37 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Getta Beqa tregon muskujt dhe trupin në Barcelonë (Video)

Viti 2017 i solli asaj titullin e ëndrrave, trajnerja e fitnesit Getta Beqa u shpall kampione bote, një nder dhe krenari ky edhe për shtetin tonë, shkruan Indeksonline.

Getta shpesh ka treguar që punon shumë për të arritur aty ku është, ndërsa ditën e nis në palestër. Kështu e ka nisur edhe sot, por jo në Prishtinë!

Getta është duke qëndruar në Barcelonë të Spanjës, teksa ka postuar edhe një video në rrjetin e saj social Instagram ku ka treguar muskujt dhe trupin që jo vetëm femrat, por edhe meshkujt ia kanë zili./Indeksonline/