Gëzim Kelmendi: Pse po na dhemb deportimi i turqve nga Kosova, e jo …?
Gëzim Kelmendi, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i partisë “Fjala”, është shprehur se sipas e konsideron krejt të rregullt procesin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Ankara.
Këtë mendim ai e dha gjatë emisionit Info Magazine në Klan Kosova.
“Nëse i referohemi deklaratës së Kryeministrit Haradinaj, i cili tha se arsyeja e arrestimit është mungesa e lejeqëndrimit të tyre – ne nuk e dimë a kanë pasur apo jo, sepse nuk kemi qasje dhe argumente për këtë, por gjithmonë i referohemi deklaratës së tij – atëherë kjo nuk po na befason, sepse kjo ndodh në secilin vend demokratik evropian. Këto janë procedura që ndiqen edhe në Gjermani”.
“Mua me befason fakti që figurat e ndryshme kanë zgjuar shumë pluhur pse janë arrestuar këta persona dhe nuk reagojnë njëjtë edhe për shqiptarët që dëbohen çdo ditë nga Europa. Me të njëjtën procedurë shqiptarët janë dëbuar nga Gjermania dhe Zvicra”.
“Nëse këta persona janë të rrezikshëm, atëherë kjo është e mirëseardhur për shtetin tonë. Pse duhet të na pengojë deportimi i tyre nëse këta persona janë të rrezikshëm për Kosovën? Çka ka të keqe nëse Kosova bashkëpunon me një shtet për luftimin e krimit? Nuk e di si është puna, por iu referova deklaratës së kryeministrit”.
“Neve më shumë duhet të na dhimbsen shqiptarët sesa këta që vijnë nga një vend tjetër”.
“Nëse janë akuzuar si terroristë nga Turqia, atëherë kjo është e mirëseardhur, por këtu problemi është diku tjetër – sepse kjo lëvizje guleniste e ka kundërshtar presidentin Erdogan”.
“Edhe Shqipëria ka arrestuar shtetas turq dhe i ka deportuar në Turqi, kështu që Kosova nuk është e para”