15:29 / E Hënë, 29 Prill 2024 / L K

Gëzim Mehmeti thotë se gjendja në Ndërmarrjet Publike Lokale në Prishtinë është alarmante

Asambleisti i AKR-së në Prishtinë, Gëzim Mehmeti ka thënë se situata në Ndërmarrjet Publike Lokale në Prishtinë është alarmante.

“Dyshime për keqpërdorim të pozitave zyrtare dhe parregullsitë e shumta kanë krijuar gjendje alarmante në Ndërmarrjet Publike Lokale të Prishtinës.
Komisionet komunale të aksionarëve që e përfaqësojnë Komunën nuk janë funksionale.
Legjistativi, respektivishtë asambleistët e zgjedhur nga votat e qytetarëve të Prishtinës kanë obligime dhe përgjegjësi morale ti funksionalizojnë komisionet komunale të aksionarëve në mbrojte të interesit publik.
Heshtja dhe mos veprimi ynë është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, papërgjësi dhe solidarizim me keqpordorimet, demtimet e buxhetit dhe të keqën.
Vonesat e mundëshme në këtë drejtim e demtojnë rëndë Kryerqytetin” shkruan Mehmeti në Facebook.