16:18 / E Enjte, 15 Mars 2018 / indeksADMonline

‘Gëzuar për jetën’ nga Anita dhe kryeministri Haradinaj (Foto)

Shpesh bashkëshortet e politikanëve zënë një vend të rëndësishëm në mediat rozë. Një nga femrat që më së shumti përfolet është edhe Anita Haradinaj. Ajo është më së aktive në rrjetet sociale, ndërsa shquhet edhe për stilin unik, shkruan Indeksonline.


E duke qenë se Haradinaj është më se modest, ai nuk heziton të pozoi pranë Anitës. Derisa kjo e fundit ka postuar së fundmi një fotografi në rrjetin e saj social Instagram ku shihet pranë kryeministrit, teksa shfaqet plotë ëmbëlsi. Si gjithmonë mes tyre mbizotëron dashuria.

“Gëzuar për jetën”, ka shkruar Anita përbri kësaj fotografie, teksa është shkrepur në një ditëlindje ku çifti kanë qenë të ftuar. /Indeksonline/