16:16 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Giggs pëson humbjen e parë si trajner i Uellsit (Video)

Trajneri i ri i Kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs ka pësuar humbjen e parë që nga ardhja në stol te “The Dragons”.

Kombëtarja e Uellsit u mposht me rezultat minimal 1 me 0 nga Uruguai në finalen e Kupës së Kinës, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Paris Saint Germain, Edinson Cavani në minutën e 49’të.

Kujtojmë që në këtë kompeticion morën pjesë vetëm katër shtete: Kina, Uellsi, Uruguai dhe Republika e Çekisë.

Vendin e tretë e zuri Çekia e cila mposhti 4 me 1 Kinën./IndeksOnline/