08:21 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gigi dhe Bella Hadid duken për mrekulli në Firence

Gigi Hadid dhe motra e saj Bella, janë më të kërkuarat në industrinë e modelimit, transmeton IndeksOnline.

Gigi Hadid 24 vjeçare dukej për mrekulli së bashku me motrën e saj Bella 22 vjeçare në një skenë të bukur të modës. Ato pozuan për LUISAVIAROMA në Pitti Immagine Uomo në Firence të Italisë të enjten mbrëma.

Ato u shfaqën të kombinuara në mënyrë të mrekullueshme, duke ekspozuar veshjet me fizikun e tyre që përshtatet më së miri për botën e modelimit. /Indeksonline/