12:48 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / B O

Giresse do të ftoj te Kosova “rivalin” e Challandes

Mbrojtësi i St Paulit, Leart Paqarada, do të rikthehet te Përfaqësuesja e Kosovës.

Burime të emisionit “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova njoftojnë se trajneri Alain Giresse i ka dërguar ftesë 27-vjeçarit per dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fund të shtatorit.

Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte te Kosova që nga 4 prilli i vitit 2021, kur nëpërmjet një letre kishte hequr dorë nga Kosova për aq kohë sa do te ishte trajner Bernard Challandes.

Në atë, kohë Paqarada ishte ndier i injoruar nga zvicerani, i cili nuk e kishte aktivizuar.

Edhe pas ardhjes se francezit Giresse te Dardanët, Paqarada nuk kishte marrë ftesë në grumbullimin e parë, mirëpo tani duket se të gjitha gjërat janë qartësuar dhe ai pritet të jetë në dispozicion të Giresse për dy ndeshjet e fundit në grupe kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.