23:13 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gjelbrim

Giresse i lumtur me fitoren ndaj Qipros, por permend edhe disa gabime

Trajneri i Kosovës, Alain Girese është deklaruar pas fitores së thellë ndaj Qipros.

Rezultati përfundimtar ishte 5 me 1..

Trajneri i Kosovës, Alian Giresse tha se është i lumtur me fitoren dhe angazhimin e futbollistëve.

“Ishte një paraqitje shumë e mirë dhe jemi të lumtur me fitoren e arritur. I kënaqur me angazhimin edhe lojën e treguar nga futbollistët. Në këto kualifikime i kishim dy gabime, loja që e humbëm ndaj Greqisë dhe ajo ndaj Irlandës së Veriut”, tha Giresse.