17:20 / E Premte, 24 Mars 2023 / Gj. Sh

Giresse: Kemi presion por këtë duhet ta kthejmë në motiv

Kosova nesër do të nis kualifikimet për Kampionatin Evropian ”’Euro 2024”, i cili do të mbahet në Gjermani.

”Dardanët” ndeshjen e parë do të luajn si mysafre e Izraelit, shkruan IndeksOnline.

Para ndeshjes së nesërme, trajneri i Kosovë, Alain Giresse, ka folur në konferencë për media.

Ai para gazetareve ka folur për presion që kanë futbollistet para këtij cikli eliminator, ku tha se këtë presion duhet ta kthejmë në një motiv shtesë.

“Eshtë normale qëtë ketë presion. Tërë këtë presion duhet ta marrim mbi vete. Këtë presion duhet ta kthejmë në një motiv shtesë. Mjafton tëjetë mbi mua, jo mbi ekipin. Ne duhet të jemi në gjendje që ta përballojmë edhe presionin nesër në stadium”, tha Giresse.

Ai shtoi se nëse Kosova është ekip me përvojë, duhet të kërkojnë fitoren ndaj izraelit.

“Nëse Kosova është ekip më me shumë pervojë, duhet provuar të fitojmë. Përmes saj duhet të mundohemi që të marrim fitore nga përballja e nesërme”, shtoi ai.

Gireese foli edhe për aspektin teknik të Kosovës për ndeshjen e nesërme.

“Gjithcka është përgatitur në aspektin teknik. Te gjithe janëtë gatshem. Të gjithë do të jenë pjesë e një taktike e kemi bërë gati për nesër, qoftë ata që do të luajnë, ashtu edhe ata që nuk do të luajnë”, deklaroi tekniku francez./IndeksOnline/