18:13 / E Diele, 30 Tetor 2022 / C E

Girona i bënë nderë Barcelonës, e ndal Realin

Real Madrid ka bërë një stagnim në luftën për kreun e tabelës.

Mbretërit kanë barazuar me rezultat 1-1 kundër Gironas në ndeshjen e javës së 12-të të La Ligas, shkruan Indeksonline.

Golin për Realin e shënoi Vinicius në minutën e 70-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Stuani në minutën e 80-të.

Në fund të ndeshjes, Realit iu anulua një gol nga VAR dhe Kroos u ndëshkua me të kuq.

Me këtë barazim, Reali është i pari në tabelë me 32 pikë, një më shumë se Barcelona që është e dyta. /IndeksOnline/