16:56 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjak dhe mbetje të pulave në zonën industrial në Prishtinë (Foto)

Sot në Zonën Industriale në Prishtinë është bërë një rrëmujë e madhe me prerjen e kafshëve.

Në redaksinë e Insajderit kanë ardhur disa foto ku në tokë shihen disa mbetje të lëkurës së pulave të cilat i kanë prerë, përveç mbetjeve aty shihet edhe shumë gjak i kafshëve të cilët nuk është pastruar.

Zakonisht të dielave ne zonën industriale rrugës për në Fushë – Kosovë, shumë tregtarë dalin dhe ekspozojnë produktet e tyre të cilat i vendosin në shitje, raporton Insajderi.

Ndërsa së fundi kujtojmë skandalin me mishin e prishur në Kosovë. Ku deri më tani janë konfiskuar një numër i madh kilogramësh mish të prishur me prejardhje nga Belgjika.

Një nga kompanitë që i është zënë mish i këtillë është “ELKOS Group”, pronë e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Ramiz Kelmendi.

Temat: