Për nderë të 28 nëntorit në këtë komunë dhurohet gjak vullnetarisht
Për nder të festës së 28 nëntorit nesër do të dhurohet gjak në mënyrë vullnetare.
Ky dhurim i gjakut në fshatin Pjetershticë të Komunës së Shtimes është tradicional, ku për çdo 28 nëntor dhurohet gjak, transmeton Indeksonline.
Edhe këtë 28 nëntor do të jepet gjak në mënyrë vullnetare.
Vitin e kaluar kanë dhuruar gjak rreth 100 vet, ndërsa, për këtë vit pritjet janë më të mëdha.
Dhurimi i gjakut bëhet nga ora 10:00 deri në ora 16:00 dhe organizohet nga një iniciativë vullnetare./Indeksonline/