75 Mall Live Search
15:28 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Statuja e Shën Marisë loton gjak

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se si një statujë e vogël e Shën Marisë nxjerr gjak nga sytë.

Pelegrinët kanë shkuar në shtëpinë e familjes Frias në qytetin Metan të Argjentinës për ta parë statujën, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Pronarja e statujës ka vendosur që ta incizojë fenomenin e çuditshëm, ku shihet fytyra e statujës e mbuluar në një lëng të kuqë, që duket se rrjedh nga sytë.

Pronarja e statujës, Rosana Mendoza, iu ka thënë medieve lokale se statujën e kishte marrë para tetë vitesh, kur e kishte përjetuar një abortim.

Ajo ka deklaruar se statuja ka filluar të nxjerrë gjak në prill të vitit 2017 dhe 38 herë./Indeksonline/

 

 

 

Temat: