00:09 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjakova s’ndalet me dekore për Vitin e Ri, pas komunës tender jep edhe Kompania e Ujësjellësit!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, thuajse secila komunë e vendit është zbukuruar me dekore të ndryshme.

E të nevojshme për të zbukuruar objektin me rastin e festave të fundvitit, e ka parë edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, shkruan Indeksonline.

Fillimisht për dekorimin e objektit administrativ KRU “Gjakova”, janë ndarë hiç më pak se 3 mijë euro, derisa kontrata e finalizuar ka kushtuar 2.842,80 euro.

Sipas kontrates të publikuar nga prokurimi tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.T.SH. ” MERITA – 2 “.

Kujtojmë faktin se tender për organizimin e festave të fundvitit ka finalizuar edhe vetë komuna e Gjakovës. Komuna e cila udhëhiqet nga Ardian Gjini i AAK-së, do të ‘zbukurohet’ për fundvit për shumën prej 12.985,00 euro. /Indeksonline/